Nëse në njoftim thuhet se ju keni të drejta për të kundërshtuar, mund ta kundërshtoni njoftimin duke kërkuar një konferencë pajtimi. Nëse në njoftim nuk tregohet se keni të drejta për të kundërshtuar, shikoni Nuk jam dakord me një faturë ose veprim për opsione të tjera.
Duhet ta paraqitni kërkesën tuaj brenda afatit që tregohet në njoftim. Nuk mund ta pranojmë kërkesën nëse paraqitet pas këtij afati.
Paraqitni kërkesën tuaj online
Mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për të kërkuar një konferencë është nëpërmjet faqes sonë të internetit
Hyni ose krijoni një llogari të shërbimeve online
Zgjidhni Përgjigjju një njoftimi nga departamenti te Shërbimet te menyja në të majtë.
Mbani njoftimin pranë dhe ndiqni udhëzimet për të plotësuar kërkesën tuaj.
Shënim: Nuk mund t’u përgjigjeni online disa njoftimeve të caktuara. Referojuni njoftimit që keni marrë për udhëzime.
Profesionistët e tatimeve: Mund të kërkoni një konferencë për klientin tuaj nëpërmjet llogarisë suaj Shërbimet Tatimore Profesionale Online. Kërkojini klientit që të plotësojë dhe nënshkruajë E-ZRep Form TR-2000, Aksesi në informacionin tatimor dhe autorizim transaksioni.
Nëse nuk doni të përgjigjeni, plotësoni Formularin CMS-1-MN, Kërkesë për konferencë pajtimi dhe dërgojeni me faks në 518-435-8554. Nëse doni, mund ta dërgoni me postë ose ta dorëzoni personalisht formularin CMS-1-MN.
Shënim: Problemet me teknologjinë ose komunikimin elektronik, ose mosfunksionimi i faksit nuk do ta lirojë kërkuesin nga kërkesa për të bërë dorëzimin në kohë, siç kërkohet nga ligji për tatimin.
Vendet e konferencës
Ne mbajmë konferenca në zyrat e departamentit në:
Albany
Binghamton
Brooklyn
Buffalo
Kew Gardens
Rochester
Hauppauge
Syracuse
Westchester
Kërkoni një përkthyes
Nëse keni nevojë për përkthyes, mund ta kërkoni kur paraqitni kërkesën për konferencë. Nëse e keni bërë paraqitjen më parë por nuk keni kërkuar përkthyes, dërgoni email te Bureau of Conciliation and Mediation Services (Byroja e Shërbimeve të Pajtimit dhe Ndërmjetësimit) në tax.sm.BCMS@tax.ny.gov.
Çfarë ndodh gjatë procesit të konferencës së pajtimit
Pasi Byroja e Shërbimeve të Pajtimit dhe Ndërmjetësimit (BCMS) pranon një kërkesë për konferencë pajtimi, ajo do të caktojë një numër CMS dhe do t’ju dërgojë një letër pranimi brenda rreth 10 ditësh nga data e kërkesës. Gjithashtu do të kontaktojë divizionin që ka dhënë njoftimin dhe do t’i vërë në dijeni se ju keni paraqitur një kundërshtim.
Divizioni që ka dhënë njoftimin mund t’ju kontaktojë për ta zgjidhur çështjen para se të mbahet një konferencë. Nëse nuk mund të zgjidhet nga divizioni, BCMS do të planifikojë një konferencë. Do të merrni një njoftim me shkrim për takimin të paktën 30 ditë para datës së planifikuar të konferencës.
Penaliteti dhe interesi do të vazhdojnë të grumbullohen gjatë procesit të apelimeve. Mund ta paguani shumën e detyruar në çfarëdo kohe me qëllim që të ndaloni grumbullimin dhe përsëri të vazhdoni me kundërshtimin tuaj.
Nëse keni një aftësi të kufizuar dhe doni të kërkoni që t’ju ofrojmë akomodim të arsyeshëm i cili do t’ju japë mundësi të merrni pjesë në një konferencë pajtimi, telefononi Zyrën e Diversitetit dhe Veprimit Afirmativ në 518-530-4650.
Mund të paraqiteni në konferencë vetë ose të caktoni një përfaqësues duke plotësuar një Prokurë (Formulari POA-1). Përfaqësues mund të jetë një avokat i licencuar për të ushtruar profesionin në Shtetin e Nju Jorkut, një kontabilist publik i certifikuar i kualifikuar për të ushtruar profesionin në Shtetin e Nju Jorkut, një kontabilist publik i regjistruar në Departamentin e Arsimit të Shtetit të Nju Jorkut, një agjent i regjistruar i licencuar për të ushtruar profesionin para Internal Revenue Service, ose një punonjës i një korporate i cili nuk është oficer. Të tjerët mund të kërkojnë leje të veçantë nga Drejtori i BCMS për të përfaqësuar një klient.
Duhet të merrni me vete çdo dokument dhe informacion (duke përfshirë deklaratat tatimore federale dhe shtetërore) të cilat besoni se do t’ju ndihmojnë të shpjegoni pse qëndrimi i departamentit nuk është i drejtë. Mbani parasysh se konferencieri nuk do të ketë parë asnjë prej dokumenteve që mund t’i keni paraqitur departamentit.
Për vlerësimet që u jepen çifteve të martuara, një nga bashkëshortët mund t’i përfaqësojë të dyja palët në konferencë. Megjithatë, çiftet që janë divorcuar, ndarë ose nuk jetojnë më së bashku duhet të marrin një prokurë të nënshkruar (Formulari POA-1) në të cilën një person autorizohet që të veprojë në emër të bashkëshortit/es (ose ish-bashkëshortit/es).
Një konferencier i paanshëm do të drejtojë konferencën, e cila zakonisht zgjat më pak se dy orë. Një përfaqësues i departamentit do të marrë pjesë për të shpjeguar pozicionin e departamentit. Më pas do të keni mundësinë të bëni pyetje, të shpjegoni qëndrimin tuaj dhe të paraqitni dokumente mbështetëse.
Pasi të jenë paraqitur të gjitha informacionet dhe provat, konferencieri do të përpiqet ta pajtojë mosmarrëveshjen. Nëse përpjekja për pajtim nuk është e suksesshme, konferencieri do të marrë një vendim.
Konferencieri do t’ju dërgojë një zgjidhje të propozuar në formën e një pëlqimi:
Nëse jeni dakord me pëlqimin, nënshkruajeni dhe kthejeni brenda 15 ditësh për të përfunduar procesin formal të apelimeve.
Nëse nuk jeni dakord me pëlqimin, konferencieri do të japë një urdhër pajtimi. Ky urdhër do të jetë detyrues për ju dhe për departamentin, përveç nëse paraqitni një peticion për gjykim para Divizionit të Apelimeve Tatimore.